Radioblog 14.10.2022 - Lek M. Gjeloshi [ Madchester Vol. 2 ] by Radioblog Tirana published on 2022-10-14T13:48:01Z Radioblog 14.10.2022 Lek M. Gjeloshi [ Madchester Vol. 2 ] “Weekender, fuck off, fuck off and die!” – Liam Maher Në nji kontekst politik të udhëhequn nga konservatorizmi i Thatcher-it – ndërkohë që regjimet komuniste në evropë po kolapsonin gradualisht – qyteti i Manchester-it kultivoi rizomën ma nevrotike thuejse të çdo zhanri muzikor. Pavarësisht përshkallëzimit të papunësisë dhe kriminalitetit që e karakterizonte, tendencat “baggy”, kitarrat “jangle” e ritmet “acid house” të huazueme nga binomi Detroit/Chicago, pa përjashtue ato “hip-hop” të MC-ve apo fenomenet e dizajnit grafik (Freaky Dancin’), e shndërruen në qytetin e “24 hour party people”. Faktor i parrëgjueshëm i gjithë kësaj ishte edhe vërshimi i drogave sintetike, që gjetën strehë kryesisht në lokalin e famshëm (e famëkeq) “Haçienda”, të krijuem në vitin 1982 nga pjestarë e bashkëpunëtorë të grupit New Order. Megjithëse skena muzikore në fjalë i ka rrâjët në “post-punk”, sikurse degët ma të dukshme në “britpop”, janë vitet e ndërmjetme dhe lisergjike ’80-’90-të ato që sendërtojnë paradigmën, të pagëzueme në rrugë e siper si “Madchester”. Nji neologjizëm që me kohë nuk përkufizoi veç përkatësinë kundrejt nji territori (siç ishte për pjesën dërrmuese të grupeve), por edhe manifestin bipolar – të zymtë e euforik – të nji proletariati që gjeti te muzika nitroglicerinë për fundjava jetëshkurta. Tracklist 1.Flowered Up – Phobia 2.Intastella – Grandmaster 3.New Fast Automatic Daffodils – Get Better 4.The Fall – Telephone Thing 5.Happy Mondays – Rave On 6.Ruthless Rap Assassins – Radio 7.The Stone Roses – Fool’s Gold 8.Jon Dasilva’s Remix – New FADs “Big (Baka)” 9.New Order – Ecstasy 10.A Guy Called Gerald – Rhapsody in Acid 11.Flowered Up – Weekender 12. Outro: Electronic – Soviet Genre madchester